Duka beson në vendin e tretë

Armando Duka beson se Kombëtarja shqiptare mund të përfundojë në pozitën e tretë në kualifikimet për Evropianin 2016, ndërkohë që e ka lavdëruar selektorin Gianni de Biasi për punën që po e bën.

Sport

01/06/2014 16:17

Armando Duka beson shumë tek Kombëtarja shqiptare. Madje, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit beson se Kuqezinjtë do të përfundojnë në pozitën e tretë të kualifikimeve për Evropianin 2016.

“Vitin që kaloi arritëm të bënim ndeshje shumë të rëndësishme dhe korrëm rezultate pozitive. Duhet të ndryshonim edhe brezat dhe De Biasi ka bërë një punë shumë të mirë”, deklaroi fillimisht Duka në një intervistë për Sportnews.

“Këtë herë shpresoj që të arrijmë në vendin e tretë, pavarësisht grupit të vështirë që kemi”, ka përfunduar Duka.