“Duhet zgjidhje urgjente” – Von Cramon flet për mundësinë e rishqyrtimit të liberalizimit

Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon ka reaguar për pretendimin e ish-ministrit kosovar, Petrit Selimi se mund të ketë rishqyrtim të vendimit për vizat si dhe atij për fondet e IPA-s pas zhvillimeve në veri. Ajo thotë se këto informacione po i dëgjon për herë të parë, por që sipas saj, kjo gjë nuk guxon kurrsesi…

Lajme

31/05/2023 13:11

Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon ka reaguar për pretendimin e ish-ministrit kosovar, Petrit Selimi se mund të ketë rishqyrtim të vendimit për vizat si dhe atij për fondet e IPA-s pas zhvillimeve në veri.

Ajo thotë se këto informacione po i dëgjon për herë të parë, por që sipas saj, kjo gjë nuk guxon kurrsesi të ndodhë, shkruan lajmi.net.

Von Cramon thotë se duhet veprim emergjent në këtë situatë për të gjetur një zgjidhje në veri.

“Këto informacione i dëgjoj për herë të parë. Unë mund të imagjinoj se kush mund të qëndrojë pas kësaj, por të vihet në dyshim liberalizimi i vizave dhe fondet e IPA-s është absolutisht e ndaluar. Na duhet një zgjidhje urgjente politike për veriun!”, tha ajo në një postim në Twitter. /Lajmi.net/