Duhet të besojmë

Selektori i Francës, Didier Deschamps beson se skuadra e tij mund të kualifikohet për në Kampionatin botëror 2014, pavarësisht humbjes 2:0 nga Ukraina të premten. Ekipi i tij pësoi disfatë të rëndë në duelin e parë të barazhit në Kiev, derisa Ukraina realizoi fitoren e parë në histori kundër kampionit të botës nga viti 1998.…

Sport

16/11/2013 08:00

Selektori i Francës, Didier Deschamps beson se skuadra e tij mund të kualifikohet për në Kampionatin botëror 2014, pavarësisht humbjes 2:0 nga Ukraina të premten.

Ekipi i tij pësoi disfatë të rëndë në duelin e parë të barazhit në Kiev, derisa Ukraina realizoi fitoren e parë në histori kundër kampionit të botës nga viti 1998.

Por, Deschamps insiston se ballafaqimi ende nuk është i përcaktuar. “Ishte një luftë. Ne patëm shumë mundësi”, deklaroi Deschamps për TF1.

“Por, goli i parë u dha atyre më shumë fuqi. Ne bëmë një gabim tek penalltia. Sigurisht, është rezultat shumë i keq për ne, por duhet të besojmë. Janë edhe 90 minuta lojë që duhet t’i zhvillojmë në shtëpi”, përfundoi ai.

Franca do të mundohet ta përmbys rezultatin kur pret skuadrën e Mikhail Fomenkos në Stade de France për ndeshjen e kthimit të martën.