Dueli me Usyk në pikëpyetje – Anthony Joshuas i ofrohet kundërshtar i ri në rast se dështon ukrainasi

Oleksandr Usyk mund të mos jetë gati që të mbrojtë titujt e tij të kampionit botëror kundër Anthony Joshua.

Sport

09/03/2022 15:42

Agersioni rus në Ukrainë ka bërë që Oleksandr Usyk të detyrohet që të marrë armët për të ruajtur atdheun e tij. Kësisoj, boksieri ukrainas mund të mos jetë gati për revanshin me Joshua.

Në gjithë këtë situatë, boksierit britanik i është ofruar një mundësi e re për të dueluar, nëse dështon meçi me Usyk.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, Joe Joyce është alternativa për Joshua, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet se si do të jetë situata me Usyk, para se Joshua të marrë vendimin e tij për një duel të mundshëm me Joyce. Prioritet për AJ janë titujt, dhe ai dëshiron vetëm luftën me Usyk.  /Lajmi.net/