Dueli i vëllezërve Boateng
Dy ekipet e suksesshme të Gjermanisë nga Liga e Kampionëve takohen mes vete në përballjen kryesore të xhiros së gjashtë në Bundesligë. Schalke, që mposhti Steaua Bukureshtin 3-0 të mërkurën mbrëma, pret Bayern Munichun, që triumfoi me po të njëjtin rezultat kundër CSKA Moskës të martën, në duelin interesant në ‘Arena AufSchalke’. Schalke ka fituar…

Sport
Dy ekipet e suksesshme të Gjermanisë nga Liga e Kampionëve takohen mes vete në përballjen kryesore të xhiros së gjashtë në Bundesligë.
Schalke, që mposhti Steaua Bukureshtin 3-0 të mërkurën mbrëma, pret Bayern Munichun, që triumfoi me po të njëjtin rezultat kundër CSKA Moskës të martën, në duelin interesant në ‘Arena AufSchalke’.
Schalke ka fituar tri ndeshjet e fundit pa pranuar gol, andaj seria e Bayernit prej 30 ndeshjesh pa humbje është e rrezikuar në Gelsenkirchen, pasi vendasit nuk e kanë ndërmend të ndalin procesin e rikuperimit pas një fillimi të vështirë të sezonit.
Por, përveç kësaj dueli i së shtunës do të jetë interesant edhe për faktin se do to të sjell përballjen mes vëllezërve Boateng.
Jerome është mbrojtës i Bayernit, kurse Kevin-Prince nga ky stinor është anëtar i ri i Schalke 04, pas transferimit nga Milan gjatë këtij afati kalimtar të verës.