Duda Balje: Do ta votoj Qeverinë Hoti, është më përkrahëse ndaj boshnjakëve

Deputetja Duda Balje do t’ia jep votën e saj Qeverisë Hoti nesër në seancë.

Lajme

02/06/2020 16:00

Ajo për tha se beson që kjo qeveri do të jetë më përkrahëse për komunitetin boshnjak, prandaj edhe ka marrë një vendim të tillë si deputete e pavarur.

“Mendoj që Hoti është më transparent dhe ka më shumë vullnet për të bashkëpunuar me ne. Unë kam qenë përfaqësuese në hartimin e programit qeverisës për problemet e boshnjakëve dhe kam përfshirë programin tonë”, ka thënë Balje për KlanKosova.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi sot gjatë ditës ka thënë se i kanë 64 vota të sigurta për nesër.