“Dua të largohem nga Real Madrid”

Denis Cheryshev ka njoftuar Real Madridin se dëshiron të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

15/10/2015 09:26

Denis Cheryshev i ka komunikuar Real Madridit se dëshiron të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Vendimi i tij vjen pas hapësirës së vogël për lojë në skuadrën e trajnerit Rafael Benitez.

Andaj, ai dëshiron të gjejë një skuadër të re në mënyrë që të sigurojë një vend në ekipin e Rusisë për Euro 2016, shkruan “Fichajes.net”.

Cheryshev ka qëndruar në Santiago Bernabeu me shpresë se do të hyjë në konsideratën e Benitezit, por kjo nuk ndodhi.