Dua shfaqet atraktive në kopërtinën e “Elle”, flet për periudhën e izolimit me Anwar Hadid

Dua Lipa ka pozuar për "Elle".

ShowBiz

02/07/2020 15:33

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, së fundmi ka qenë në kopërtinën e revistës “Elle” në edicionin e ri të saj, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Derisa shfaqet atraktive në fotom Dua po ashtu ka zgjedhur të flas lidhur me periudhën e izolimit të cilën e ka kaluar së bashku me të dashurin e saj Anwar Hadid.

Ajo këtë e ka cilësuar si “periudhë shumë të mirë” pasi ishte së bashku me partnerin në Londër.

“Ne kemi shfrytëzuar maksimumin e situatës. Unë me siguri kam qenë duke planifikuar të shkoj në turne, dhe duke menduar se kur do të jemi në gjendje ta shohim njëri-tjetrin. Të kesh gjithë kohën shtesë ishte vërtet e bukur. Ne po mundohemi të shohim anën e ndritshme”, u shpreh Dua./Lajmi.net/