Dua Lipa zbulon sekretin si të keni një trup perfekt si ajo

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, përtej muzikës njihet edhe si femër tejet seksi.

ShowBiz

16/05/2022 17:17

Këngëtarja me prejardhje shqiptare së funid ka zbuluar disa sekrete rreth formave të saj trupore, transmeton lajmi.net.

Gjatë podcast-it të saj, ajo ka zbuluar se si ka arritur të ketë një rezultat mahnitës.

“Unë pi shumë ujë për lëkurën time. Marr vitamina, specifikisht Omega 3. Nuk ha pas orës 6 të pasdites. Bëj fasting dhe ndjej që më ndihmon gjithashtu shumë me lëkurën time. Kur ha shumë vonë, trupi im nuk arrin ta tresë ushqimin mirë dhe duhet shumë kohë për ta procesuar.”- vazhdoi ajo, duke shtuar se pavarësisht rregullave kryesore që ndjek, nuk heq dorë nga ushqimet e preferuara. Rreth orës 8:30 të mëngjesit unë jam në Zoom duke bërë ushtrime që i drejton shoqja ime Ella Jenkin. Ushtrohem me aq sa kam mundësi, po më pëlqen t’i bëj gjërat shpejt. Një 15 minutsh intensiv para se të nis ditën më ndihmon shumë. Pastaj një dush, mëngjes dhe vazhdoj programin ditor“, është shprehur ajo./Lajmi.net/