Dua Lipa uron Kosovën: Jam shumë krenare që jam shqiptare!

Kosova sot shënon 10 vjetorin e Pavarësisë.

ShowBiz

17/02/2018 08:01

Në këtë ditë që ne sot gëzojmë e për të cilën kanë luftyar breza të tërë, festohet kudo që ka shqiptar, shkruan lajmi.net.

Tashmë kanë filluar të vijnë urimet e para gjithandej botës, e një shumë i veçantë erdhi nga këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka uruar të gjithë duke theksuar fjalët “shihemi këtë vit”, që nënkupton se Dua vjen së shpejti në Kosovë.

Me një imazh ndarë nga klipi i fundit dhe me flamurin kombëtar e atë shtetëror në krahë, Dua shkroi këto fjalë “Urime t’gjthve 10 vjetorin e pavarsise! Shpresoj qe te festojme edhe shume e shume pervjetore se bashku. Kaloni sa ma mire ne keto dite te festes. Jom shume krenare qe jom Shqiptare. Urime dhe gezuar. Ju dua. Shihemi kete vit ❤❤”. /Lajmi.net/