Dua Lipa u bën thirrje britanikëve që të dalin në votime

Në prag të zgjedhjeve, Dua Lipa u ka bërë thirrje britanikëve që të dalin në votime.

ShowBiz

14/11/2019 18:03

Zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar do të zhvillohen më 12 dhjetor 2019, shkruan lajmi.net.

Para zgjedhjeve duhet të bëhet regjistirmi i secilit, gjë që u mundëson më pas të kenë çasje në votim.

Përmes një postimi në Instagram, Dua Lipa u ka bërë thirrje britanikëve që të dalin në votime dhe të mos e anashkalojnë këtë proces.

“Mos harroni të regjistroheni për votimin e 26 nëntorit! Nëse jeni duke udhëtuar dhe nuk jeni në Mbretërinë e Bashkuar në ditën e votimit…sigurohuni të regjistroheni për votimin me anë të postës! Sigurohuni që vota juaj të dëgjohet. Mos harroni të votoni”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/