Dua Lipa thyen tjetër rekord personal me “Physical”

Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të reja.

ShowBiz

15/07/2020 11:03

Dua Lipa është një prej artisteve shqiptare me famë botërore, e cila me suksese i bën konkurrencë edhe emrave më të njohur të kësaj industrie, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo bëri të ditur se me këngën “Physical” ka arritur një sukses të ri, duke arritur 300 milionë dëgjime në “Spotify”.

“Physical” ka kaluar tashmë 300 milionë dëgjime në Spotify! Kjo është kënga e 12 e Dua Lipës që arrin këtë shifër”, thuhet në positmin e Duas.

I njëjti projekt, në kanalin YouTube ka arritur të marrë 163 milionë klikime. Ndërsa, aktualisht artistja po shijon suksesin e projektit “Hallucinate”. /Lajmi.net/

YouTube player