Dua Lipa thotë se 2019-ta është viti i miqve të rinj

Dua Lipa ka lënë pas një vit të jashtëzakonshëm në karrierën muzikore.

ShowBiz

03/01/2019 08:11

Këngëtarja shqiptare ka sjell disa këngë që u shndërruan në hite si dhe ka mbajtur një numër të madh të koncerteve anembanë botës.

E vitin 2019, bukuroshja jonë e sheh si vit ku do të krijojë më shumë miq të rinj rreth e rreth planetit tokë.

Një të tillë e ka bërë gjatë ditët së djeshme ka bërë të ditur 22-vjeçarja përmes llogarisë personale në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BsGzX05BC82/?utm_source=ig_embed

Ajo ka pohuar se mik të ri e ka bërë këngëtarin e njohur kolumbian, J Balvin, i cili njihet për bashkëpunimin me Bebe Rexhën dhe David Guettën në këngën “Say My Name”.

“2019-ta është viti për bërjen e miqve të rinj. Miqësia e vonuar me J Balvin”, ka shkruar këngëtarja 23-vjeçare.

Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar se do të sjell projekte të reja muzikore gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/