Dua Lipa theu rekord botëror me koncertin në Tiranë, lë pas ikonën Tina Turner

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë, Dua Lipa, mbajti koncertin madhështor. Ky ishte koncerti i fundit i Duas në turneun botëror, “Future Nostalgjia”, shkruan lajmi.net. Këngëtarja shqiptare me famë botërore zgjodhi pikërisht 28 Nëntorin për të përmbyllur këtë turne. Sipas faqes “Dua Lipa Today” kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë duke thyer rekordin botëror…

ShowBiz

29/11/2022 18:15

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë, Dua Lipa, mbajti koncertin madhështor.

Ky ishte koncerti i fundit i Duas në turneun botëror, “Future Nostalgjia”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore zgjodhi pikërisht 28 Nëntorin për të përmbyllur këtë turne.

Sipas faqes “Dua Lipa Today” kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë duke thyer rekordin botëror të ikonës së muzikës Tina Turner.

Këngëtarja shqiptare ka thyer rekord si koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori.

“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.”, thuhet krahas postimit të kësaj faqeje.

Postimi është shpërndarë nga vetë këngëtarja në profilin e saj shumë të ndjekur në Instagram./Lajmi.net/