Dua Lipa tejet e dashuruar, publikon një moment romantik me Anwar Hadid

Dua Lipa e ka dëshmuar edhe njëherë se është tejet e dashuruar.

ShowBiz

11/12/2019 19:06

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e ka dëshmuar edhe njëherë se është e dashuruar ‘kokë e këmbë’ në Anwar Hadid, shkruan lajmi.net.

Ajo me ndjekësit në Instagram e ka ndarë një fotografi në të cilën shfaqet në një moment romantik.

Pranë postimit Dua e ka vendosur një zemër. Kujtojmë se vitin që po e lëmë pas, ajo e solli për herë të parë në Kosovë të dashurin e saj të ri gjatë muajit gusht, kur u mbajt edicioni i dytë i festivalit “Sunny Hill”./Lajmi.net/