Dua Lipa shfaqet si asnjëherë më parë për V Magazine

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një nga femrat më atraktive.

ShowBiz

16/05/2018 17:34

Përveç angazhimeve të shumta në muzikë, ajo shpesh zë vend edhe në kopertinat e mediave, shkruan lajmi.net.

Kësaj here, ajo ka pozuar për numrin më të ri të revistës V Magazine.

Për dallim nga herët e tjera, Dua shfaqet më sensuale edhe pse ka zgjedhur ngjyrat më të errëta.

“Ana ime e errët  që ju bën të ndiheni më të ftohtë”, shkruan Dua në përshkrimin e revistës së lartpërmendur.

Vlen të ceket se, ylli botëror, ka paralajmëruar se do të mbajë koncert në Prishtinë më 10 gusht. /Lajmi.net/