Dua Lipa shfaq këmbët në fustanin e shkurtër në ndejën pas eventit “amfAR”

23:59 | 24 Maj 2019

Dua Lipa shkëlqeu në fustan të kuq dhe bizhuteri me diamante derisa mori pjesë në ndejën “amfAR” në Kanë.

Ajo shkëlqeu në qilimin e kuq më herët në mbrëmje, me veshjen mahnitëse prej gëzofi, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Dua Lipa e shtoi edhe më shumë magjinë në ndejën pas ceremonisë së gala mbrëmjes në “amfAR” në Hotel du Cap-Eden-Roc, të premten.

Këngëtarja 23 vjeç, mori vëmendje në fustanin e kuq, e me bizhuteritë me diamante verbuese.

Dua kishte vënë në pah këmbët me këtë fustan, ndërsa flokët i kishte kapur.

“amfAR”, Fondacioni për kërkim për luftën kundër AIDS-it, është një nga ngjarjet më të suksesshme për përfitime të fondacioneve.

Së fundi, Dua në një intervistë për “Vogue” ka folur për temën e feminimizmit, meqë rast tha se ‘Feminizmi për mua nuk është urrejtje ndaj njerëzve, është thjesht sikur, “meritojmë të njëjtat mundësi”. /Lajmi.net/