Dua Lipa ripublikon postimin e Vjosa Osmanit teksa presidentja dëgjon këngët e saja në veturë

Presidentja e Kosovës nisi ditën sot me këngët e Dua Lipës.

ShowBiz

15/09/2021 18:40

Tashmë dihet se Presidentja e Kosovës dhe Dua Lipa kan formuar një lloj miqësie, shkruan lajmi.net.

Të dyja urojnë njëra tjetrën për arritje të reja përmes rrjeteve sociale, ku shprehin mbështetjen e madhe që kanë.

Së fundi Presidentja e Kosovës, gjatë një vizite në Gjermani ka publikuar një video në Instagramin personal ku shihet se ka nisur ditën me këngë të Dua Lipës.

“Duke filluar ditën e dytë në Gjermani me Dua Lipën”, shkroi Vjosa Osmani në mbishkrimin e videos.

Ndërsa Dua pa humbur kohë ripostoi storjen e Presidentes, ku dukej mjaft krenare duke thënë me humor se Presidentja e Kosovës ka shije dhe e di se çfarë duhet të dëgjojë./Lajmi.net/