Dua Lipa pushtoi zemrat e shqiptarëve e veshur kuq e zi

9:44 | 11 Gusht 2018

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbrëmë bëri mbylljen e festivalit “Sunny Hill Festival”.

Ajo u ngjit në skenë si një mbretëreshë e cila përshëndeti publikun në gjuhën shqipe e veshur kuq e zi, siç e kishte paralajmëruar, shkruan lajmi net.

Dua doli në skenë menjëherë pas artistit të suksesshëm, Stanaj e që filloi performancën me këngën “Blind your mind”, për të vazhduar më pas me hitet e shumta të saj.

“Prishtinë të dua”, janë fjalët më të përdorura të Duas gjatë gjithë koncertit e cila dukej e hatashme. “New rules”, ishte kënga e fundit e kënduar nga ajo e cila për një kohë të gjatë ka qenë kryesuese në toplistat britanike.

Vlen të ceket se kjo është hera e dytë kur Dua vjen në Kosovë, madje organizator kryesor i këtij festivali është babai i Duas, Dukagjini.

Përpos artistëve shqiptarë që do të performojnë sonte do të ndez skenën edhe reperi, Action Bronson. /Lajmi.net/