Dua Lipa publikon bashkëpunimin me Madonnën dhe Missey Elliott

Pjesë e klipit edhe i dashuri i saj Anwar Hadid.

ShowBiz

14/08/2020 15:20

Është folur shumë për bashkëpunimin mes Madonnës, Dua Lipës dhe Missy Elliot për këngën ‘Levitating’, të cilën treshja e kanë pruar të ri përpunuar, shkruan lajmi.net.

Kënga është pjesë e albumit ‘Future Nostalgia’, por këngëtaret e kanë bërë remiks, dhe mundësia për bashkëpunim me yllin Madonna e ka lënë shqiptaren të shokuar.

Klipi është publikuar vetëm pak orë më parë në platformën digjitale Youtube, dhe vlen të theksohet se pjesë e tij është edhe Anwar Hadid. /Lajmi.net/

YouTube player