Dua Lipa provokon me imazhet e shtrirë në tokë
Dua Lipa ka publikuar imazhe në llogarinë e Instagramit.

ShowBiz
Këngëtarja së fundi ndau disa imazhe me ndjekësit, ku shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër, shkruan lajmi.net.
Dua Lipa di si ti provokojë ndjekësit e saj mjaftueshëm sa për të mos i lënë ata të largojnë sytë nga llogaria e Instagramit.
Dua njihet për shijen e saj të veçantë kur vije puna tek moda, ndërsa po kështu u paraqit edhe kësaj radhe, unike si gjithmonë.
Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë portokalli dy pjesësh i shkurtër e po ashtu i hapur tek pjesa e gjoksit.
Ajo çka ra më shumë në sy nga paraqitja e saj ishin çizmet e lëkurës mjaft seksi dhe unike të cilat shkonin përtej gjunjëve.
Ndërsa pak më parë Dua paralajmëroi se bashkëpunimi i ri me këngëtaren Angele vjen me datën 30 tetor./Lajmi.net/