Dua Lipa pro abortit legal: Asnjë mashkull nuk mund të marrë vendim mbi trupin e një femre

Dua Lipa ka shkruar një mesazh për femrat kudo në botë.

ShowBiz

16/05/2019 18:00

Dua Lipa ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shkruan “Mbajeni abortin legal”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja përmes asaj fotoje, ka shkruar një mesazh, në të cilin mbështet abortin legal.

“Jo trupi tuaj. Jo zgjedhja juaj. Nuk ka nevojë për justifikim. Asnjë njeri nuk duhet të marrë një vendim të tillë themelor në trupin e femrave. Si ndodh që aborti të ndalohet para armëve? Të drejtat tona duhet të dëgjohen. Dhe ne kemi të drejtë të jemi të zemëruar. Gjithë mbështetja ime nga ana tjetër e pellgut. Në solidaritet me motrat e mia”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Dua Lipa është në përgatitje të albumit të ri, ndërsa projekti i fundit është “Swan Song”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BxhoIAvlkvp/