Dua Lipa në lidhje me Isaac Carew dhe publikon foto të ishit?

Krahas jetës profesionale, Dua Lipa vazhdimisht është e përfolur edhe për jetën private.

ShowBiz

12/06/2018 10:51

Këngëtarja pasi ishte ndarë nga i dashuri Isaac Carew ishte lidhur me muzikantin, Paul Klein, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe çifti kanë ndarë rrugët, por ishte Dua ajo e cila mori vendimin e papritur.

Ajo është rikthyer tek ishi i saj, Isaac Carew, e kjo gjë është konfirmuar nga paparacët e medieve të huaja të cilat kanë kapur bashkë Duan me Isaac në mbrëmje.

Me postimin e fundit që këngëtarja ka bërë në llogarinë e saj në Instagram ua ka bërë kokën ‘lëmsh’ ndjekësve të saj.

Kjo ngase ajo publikoi një fotografi, të shkrepur në vitin 2015 në Malibu, por nuk mund të identifikohet nëse personi në foto është Isaac apo Carew.

Shumë prej ndjekësve të Duas kanë aluduar në Paulin, madje shumë prej tyre kanë shprehur habinë se si është në lidhje me Isaac dhe poston foto të ishit. /Lajmi.net/

From the archives. Malibu. January 2015.

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on