Dua Lipa në lidhje dashurie me vëllain e Gigi Hadid?

Duket se Dua paska hapur një kapitull të ri në jetën e saj.

ShowBiz

25/06/2019 11:22

Anwar Hadid vëllau i modeleve Gigi dhe Bella Hadid ka ditë që është duke flirtuar me bukuroshen shqiptare Dua Lipa, shkruan WMagazine, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja nga Prishtina javë më parë i dha fund lidhjes shumë vjeçare me kuzhinierin Isaac Carew për të filluar një hapur një faqe të re në jetën e saj me Anwarin.

Dyshja ishin takuar për të parën herë në një aheng në Malibu moment ky ku sipas burimeve filloi gjithçka.

Shkak i takimit të tyre mund të jetë edhe Gigi, kujtojmë se Dua dhe modelja e lindur në Los Angeles janë shoqe shumë të mira. /Lajmi.net/