Dua Lipa ndanë me fansat fotografi nga përditshmëria e saj

Ajo është përdoruese e rrjetit social Instagram si shumë fytyra të njohura publike.

ShowBiz

14/04/2021 16:30

Këngëtarja publikon imazhe dhe video nga jeta e saj profesionale dhe personale, shkruan lajmi.net.

Dhe, Dua Lipa ka publikuar imazhe të reja teksa shihet se iu ka dhënë më shumë vëmendje fotografive para pasqyrës.

Po ashtu, artistja e njohur ka postuar edhe momente teksa ushqehet me pizza dhe shampanjë në një avion privat.

“Disa fotografi të publikuara por të përbëra më shumë nga selfie në pasqyrë dhe duke u ushqyer me pizza”, ka shkruar Dua Lipa në mbishkrimin e postimit.

Ndryshe, këngëtarja po vazhdon të punoi për projekte të reja muzikore./Lajmi.net/.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)