Dua Lipa ndan momente nga MTV EMA, pozon e lumtur në tapetin e kuq

Mbrëmë Dua Lipa ka performuar në MTV EMA.

ShowBiz

04/11/2019 14:04

Të dielën mbrëma në Sevilla të Spanjës është zhvilluar edicioni i sivjetmë i ndarjes së çmimeve, ‘MTV European Music Awards’, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja Dua Lipa ishte e pranishme dhe performoi një prej hiteve të saj, këngën “Don’t Start Now”.

E para pak minutash ajo i ka ndarë disa foto me ndjekësit në Instagram, të cilat i ka shkëputur nga albumi i mbrëmjes së djeshme.

Në këto imazhe ajo shihet e buzëqeshur e pranë postimit ka treguar se sa e lumtur është ndier e rrethuar me njerëz që e përkrahin./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B4cPSXFBiy3/