Dua Lipa me poza atraktive, mahnit në fustanin shumëngjyrësh

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është njëra nga femrat më të ndjekura në rrjetet sociale.

ShowBiz

30/11/2018 08:12

Kjo ngase admirohet nga një numër i madh i njerëzve të cilët e ndjekin në çdo hap që bën, shkruan lajmi.net.

Ajo ka hedhur një fotografi në Instagram teksa shfaqet e ulur në dysheme, e cila tërheq vëmendjen e publikut me fustanin shumëngjyrësh që ka veshur.

“Një studio më ndryshe”, shkruan ajo ku tregon se gjendet në studion muzikore të mikut të tij, Gianni Lee.

Dua po vazhdon të jetë njëra ndër artistet më të kërkuara në botë, projektet e së cilës kanë mbledhur miliona klikimesh në rrjetin, Youtube. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqyzkPvhyVa/