Dua Lipa me padurim pret festivalin “Sunny Hill”: Prishtinë, po vijmë
Dua Lipa edhe një herë ka folur për festivalin "Sunny Hill".
ShowBiz
Dua Lipa ditët e fundit ka folur me shumë emocion për ardhjen në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, edhe këtë herë vjen në Kosovë për “Sunny Hill”, ndërsa shprehet shumë e gëzuar që do të mund t’i shikojë nga afër yjet që performojnë këtë vit në këtë festival.
Ajo së fundi publikoi një fotografi, në të cilën ndër të tjera ka shkruar “Prishtinë, po vijmë”.
Kujtojmë se “Sunny Hill Festival” mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në ambientet e parkut të Gërmisë në Prishtinë. /Lajmi.net/