Dua Lipa mban fjalim në Universitetin e Kembrixhit

Dua Lipa ka mbajtur një fjalim në universitetin prestigjioz të Kembrixhit.

ShowBiz

23/10/2019 13:49

Dua Lipa së fundi ka vizituar universitetin prestigjioz të Kembrixhit, për të folur rreth asaj se si është të jesh grua e re në industrinë e muzikës, shkruan lajmi.net.

Ajo u shpreh e lumtur për këtë mundësi si dhe tha se edhe prindërit e saj janë të lumtur për këtë gjë.

“Të hënën shkova në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për të dhënë një fjalim për atë se si është të jesh një grua e re në industrinë e muzikës, veçanërisht shqyrtimi i artisteve femra i nënshtrohet mediave dhe mediave sociale, çfarë mund të bëjmë për të ndryshuar dhe çfarë ne mund të bëjmë si shoqëri për të thyer normat gjinore. Prindërit e mi ishin thjesht të lumtur që më në fund e bëra këtë në universitet …”, ka shkruar Dua.

Për ndryshe, Dua Lipa ka paralajmëruar rikthimin me një projekt të ri muzikor. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B39YUfBhKBM/