Dua Lipa kujton kohën kur lansoi projektin e parë muzikor në karrierë

Dua Lipa sot është një nga artistet më të suksesshme në industrinë e muzikës.

ShowBiz

21/08/2019 11:14

Dua Lipa është këngëtare që numëron suksese të njëpasnjëshme me hitet që ka në repertorin e saj, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare brenda një periudhe të shkurtër është bërë ndër emrat më të njohur të muzikës.

Përmes rrjeteve sociale, Dua ka kujtuar kohën kur lansoi këngën e parë me titull “New Love”.

“Urime katërvjetori i publikimit të këngës sime të parë! New Love”, ka shkruar ajo, për këngën që ishte lansuar më 20 gusht 2015.

Për ndryshe, Dua Lipa ka kohë që po punon rreth këngëve për albumin e ri muzikor. /Lajmi.net/