Dua Lipa: Kam vetëm dy pasaporta, atë shqiptare dhe britanike

Dua Lipa ka mbajtur një konferencë për media para koncertit të madh në Tiranë për Ditën e Flamurit. Ajo u përgjigj shumë pyetjeve në gjuhën shqipe me shumë modesti, shkruan lajmi.net. Para gazetarëve tha se është krenare që tani është pajisur edhe me pasaportë shqiptare. Ajo u shpreh se atë kosovare nuk e posedon, por…

ShowBiz

28/11/2022 17:45

Dua Lipa ka mbajtur një konferencë për media para koncertit të madh në Tiranë për Ditën e Flamurit.

Ajo u përgjigj shumë pyetjeve në gjuhën shqipe me shumë modesti, shkruan lajmi.net.

Para gazetarëve tha se është krenare që tani është pajisur edhe me pasaportë shqiptare.

Ajo u shpreh se atë kosovare nuk e posedon, por vetëm të Shqipërisë dhe Britanisë.

“Veç dy pasosha i kom, atë të Shqipërisë dhe Anglisë”, u shpreh Dua./Lajmi.net/