Dua Lipa ka një falënderim të veçantë për fansat

Dua Lipa po shijon suksesin e këngës së re.

ShowBiz

08/11/2019 21:09

Dua Lipa po qëndron në maje të top-listave me këngën “Don’t Start Now”, shkruan lajmi.net.

Ky projekt është pjesë e albumit të ri të Dua Lipës, për të cilin këngëtarja është duke punuar me shumë përkushtim.

Përmes një postimi, Dua ka falënderuar fansat për përkrahjen që i kanë dhënë për këtë projekt.

“Thjesht dëshiroj të them një falënderim masiv për të gjithë ata që dëgjojnë, shpërndajnë dhe transmetojnë këngën “Don’t start now”! Faleminderit Irlandë që e rendite të katërtën këngën time! Faleminderit Mbretëria e Bashkuar që e renditët këtë në vendin e shtatë, në Top 10 më të mirë! Fansat për të gjithë mbështetjen… unë jam ende në proces, por jam shumë mirënjohëse dhe po ju dërgoj të gjithë dashuri”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B4nQ0rFBhpC/