Dua Lipa: Jemi shumë të ngazëllyer të hapim një qendër arti dhe inovacioni në qytetin tonë

Dua Lipa shprehet krenare që bashkë me familjen e saj organizojnë një festival siç është "Sunny Hill".

ShowBiz

02/08/2019 19:59

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga konferenca e sotme që mbajti sot bashkë me babain e saj, Dukagjin Lipa dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja edhe një herë është shprehur e lumtur që bashkë me babain e saj organizojnë “Sunny Hill Festival”.

Dua shtoi se është e ngazëllyer që ka mundësinë ta hapin një qendër arti dhe inovacioni në Prishtinë.

“Shumë krenare të bëj gjëra të tilla me familjen time për qytetin tim! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin e tyre në @sunnyhillfestival dhe @sunnyhillfoundation që na lejojnë të bëjmë gjëra të tilla. Këtu jam me babanë tim @dukagjinlipa dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës @ shpendahmeti.pr duke folur për të gjitha gjërat rreth festivalit, duke u kthyer përsëri në komunitetin tonë dhe duke njoftuar hapjen e SUNNY HILL ACADEMY! Jemi shumë të ngazëllyer që kemi mundësinë të hapim një qendër arti dhe inovacion në qytetin tonë! 2020-ta do të jetë një vit i jashtëzakonshëm! FALEMINDERIT!! ❤️❤️❤️❤️”, ka shkruar Dua.

Kujtojmë se sonte mbahet nata e parë e festivalin “Sunny Hill”, ku mes tjerash do të performojë edhe artistja me famë botërore, Miley Cyrus.

Dua Lipa gjatë ditës së sotme është pyetur në rast se do të performojë edhe ajo në këtë festival, por përgjigja e saj ishte “Nuk e di”. /Lajmi.net/