Dua Lipa interviston të moshuarit në lidhje me të, por ata nuk e njohën

Dua Lipa ka intervistuar të moshuarit gjatë intervistës në "Jimmy Kimmel Live".

ShowBiz

12/08/2020 09:45

Kantautorja Dua Lipa ishte nikoqire e “Jimmy Kimmel Live”, të hënën në mbrëmje dhe intervistoi të moshuarit, për t’i pyetur rreth saj, shkruan New York Post, transmeton lajmi.net.

Pop-ylli 24-vjeçare filloi këtë segment me një monolog qesharak përpara se të niste në emrin e duhur “Kush është Dua Lipa?” segment ku ajo i thirri me video disa të moshuar.

“Shumë tifozë të mi janë të rinj, por gjithmonë jam duke u përpjekur të arrij një audiencë më të gjerë, kështu që vendosa t’u afrohem disa të moshuarve,” tha Lipa gjatë këtij segmenti.

“Këta janë njerëz të vërtetë që kam intervistuar përmes internetit. Unë u thashë se po bëja një studim në lidhje me muzikën, por nuk u thashë kush isha”, shtoi ajo.

Lipa nisi serinë e intervistave duke pyetur: “A e dini kush është Dua Lipa?”

Një burrë me syze me kornizë të zezë me konfuzion tha: “Kush?”, Ndërsa një burrë i moshuar u përgjigj “A është një person?”.

Një çift u përgjigj duke provuar të përsëriste emrin e saj dhe duke thënë gabimisht duke thënë “Dua Mita?” Dhe një burrë tjetër u përgjigj: “The Doobie Brothers?” (duke iu referuar bandës rok të viteve 1970).

Këngëtarja më pas filloi të interpretonte hitin “Break My Heart” dhe pyeti se si ndjehen për këngën.

“E dua, e dua, e dua”, tha një grua. “Kjo është e mirë, unë po e shkruaj atë”.

Kur u pyetën nëse Dua Lipa, mund të bënte mirë muzikën, një e moshuar u përgjigj: “Nuk e di, ajo mund të shkojë mirë në TikTok.”

Ndërsa, ku ajo më në fund u tregoi se kush ishte, një grua e cila e kishte kritikuar për veshjen e saj duke e quajtur “e tmerrshme” dhe e pahijshme, mbeti e habitur.

Një tjetër tha “Oh, me të vërtetë ti je? Do e blej CD tënde”.

Në fund të emisionit, Lipa intervistoi Gwen Stefani, e cila e quajti këngëtaren “trimëreshë”. /Lajmi.net/