Dua Lipa interpreton ‘live’ disa prej hiteve të saj, mahnit me vokalin

Dua Lipa ka mbajtur edhe një 'mini-koncert' për fansat e saj.

ShowBiz

04/12/2020 19:46

Dua Lipa ka pak ditë që organizoi koncertin virtual “Studio 2054”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja kishte punuar shumë për të realizuar një koncert sa më të kompletuar ani pse ishte virtual.

Ajo ftoi edhe disa prej emrave më të njohur të industrisë së muzikës, ndërsa koncerti u ndoq nga më shumë se pesë milionë persona nga e mbarë bota.

Por, për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi ta përcjelloin koncertin e Duas, këngëtarja këndoi disa prej hiteve të saj ‘live’ në “Tiny Desk (Home) Concert”.

Emisioni është prodhim i NPR Music, ndërsa e ftuara e radhës ishte këngëtarja shqiptare, e cila interpretoi ‘live’, duke u shoqëruar nga disa back-vokale.

YouTube player

Këngët që i interpretoi Dua Lipa janë: “Levitating” “Pretty Please” “Love Again” dhe “Don’t Start Now”.

Artistja u shpreh shumë e lumtur që u bë pjesë e këtij emisioni dhe këndoi ‘live’ për fansat e saj. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)