Dua Lipa e rrethuar nga fansat, paralajmëron koncertin e radhës

16:34 | 12 Qershor 2018

Një ndër artistet më të suksesshme shqiptare, padyshim që është Dua Lipa.

Ajo tash e sa kohë ka filluar turneun e saj në vende të ndryshme të botës ku së shpejti do jetë edhe në Kosovë, shkruan lajmi net .

Duke qenë një këngëtare tejet e pëlqyer nga e gjithë bota, Lipa tashmë është e rrethuar me fansa të cilët i përcjellin vazhdimisht koncertet e saj.

Kështu shfaqet edhe në këtë imazhin e fundit gjersa ndjehet shumë me fat teksa ka realizuar një atmosferë të paharruar me mijëra njerëz.

“Faleminderit për të gjitha stacionet e radiove që më ftuan mua dje për të performuar për të gjithë ju! Jam shumë me fat që ka shumë njerëz që më duan. Faleminderit për mundësinë që na keni dhënë! Të dua Miami shihemi në një shou sonte”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Dua do jetë në një koncert në Prishtinë “Sunny Hill”, që mbahet me 10 gusht, biletat e së cilit do dalin së shpejti. /Lajmi.net/