Dua Lipa e para në listën vjetore të Billboard për “100 artistet më të dëgjuara të vitit”

Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare.

ShowBiz

03/12/2020 21:16

Meqenëse jemi në fundvit, të gjithë janë kureshtar të dinë se kush nga artistët ishte më i suksesshëm gjatë këtij viti, shkruan lajmi.net.

Së fundi, “Billboard” publikoi listën vjetore për “top 100 artistet më të dëgjuara gjatë vitit 2020”.

Këtë listë të gjatë e kryeson këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila gjatë 2020-ës numëroi suksese të njëpasnjëshme.

Dua doli e para në listën e “Billboard Hot 100”, duke lënë pas Megan Thee Stallion si dhe Billie Eilish.

Dua Lipa doli shumë e suksesshme edhe në statisikat e nxjerra nga platforma “Spotify”, ku u dëgjua plot 3.8 milardë herë gjatë këtij viti. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)