Dua Lipa e ndez atmosferën në Shqipëri duke vallëzuar me këngë popullore dhe shami e me gotë mbi kokë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ditë që po qëndron në Shqipëri.

ShowBiz

04/08/2021 11:24

Dua Lipa edhe po i shijon pushimet derisa po ndan momente të bukura nga atje, shkruan lajmi.net.

Ajo ka vizituar Shqipërinë bashkë me familjen e saj dhe partnerin, Anwar Hadid.

Ndërkohë, krahas postimeve duke shijuar detin dhe plazhet atje, Dua së fundmi ka publikuar një video duke vallëzuar me muzikë shqip vallen tradicionale teksa mban në kokë edhe një gotë.

Nën ritmet e një kënge popullore të kënduar nga Remzie Osmani, Lipa e ndez atmosferën aty.

“Më trego se je shqiptar, pa më treguar se je shqiptar”, ka zgjedhur të shkruajë në mbishkrimin e postimit./Lajmi.net/

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)