Dua Lipa dhe Bebe Rexha bashkë në një skuadër në “The Voice” në Amerikë

"The Voice" në Amerikë i ka bërë bashkë Dua Lipën dhe Bebe Rexhën.

ShowBiz

22/01/2020 22:59

Dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë bërë bashkë në “The Voice”, shkruan lajmi.net.

Ato do të jenë ndihmës-trajnere në një nga skuadrat e këtij spektakli në Amerikë. Pra ato do të jenë pjesë e skuadrës së ashtuquajtur “Blake”.

Ishte Bebe Rexha ajo e cila e bëri të ditur këtë nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Skuadra Blake, përpara!”, ka shkruar Bebe pranë postimit. Pjesë e kësaj skuadre do të jenë edhe këngëtarja tjetër e famshme, Ella Mai, dhe grupi i njohu i vëllezërve, Jonas Brothers./Lajmi.net/