Dua Lipa arrin 30 milionë ndjekës në Instagram, ka një mesazh për ta

Me fotografi nga fëmijëria, Dua Lipa falënderon ndjekësit e saj.

ShowBiz

26/05/2019 22:43

Këngëtarja shqiptare shumë e dashur edhe prej publikut ndërkombëtar ka arritur 30 milionë ndjekës në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net.

“30 milionë!!! Faleminderit. Jam e lumtur që jam gjallë, duke bërë muzikën që dëshiroj, me njerëzit që i dua, për njerëzit që i dua (Juve)”, ka shkruar Lipa në postimin e fundit, në llogarinë e saj.

23-vjeçarja këtë sukses e feston në shtetin francez ku është duke i kaluar disa ditë pushimi. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bx7lMbQBoSG/