Drummond mund të fitojë rreth 20 deri në 25 milionë dollarë me kontratën e ardhshme

Andre Drummond mund të fitojë mes 20 deri në 25 milionë dollarë me kontratën e ardhshme.

Sport

14/12/2019 23:11

Qendra e Detroi Pistons, Drummond, ka një klauzolë prej 28.8 milionë dollarë për kampanjën 2020/2021.

Nëse ai refuzon këtë, ai do të ishte një agjent i lirë kur sezoni të përfundojë, shkruan ‘Clutchpoints’, transmeton lajmi.net.

Drummond do të kërkojë një kontratë maksimale në market, por ekziston mundësia që atij të mos i ofrohet një e tillë.

Kujtojmë se qendra e Pistons regjistron 17.7 pikë për ndeshje, 16.6 kërcime për lojë dhe 1.8 bllokada për lojë deri në këtë pikë seozni.

Mbetet të shihet se çfarë do të sjell e ardhmja për basketbollistin e Detroit. /Lajmi.net/