Dronët, robotët dhe GPS e ardhmja e bujqësisë

Bujqësia e sotme është transformuar në një ndërmarrje të teknologjisë së lartë që shumica e fermerëve të shekullit të 20-të mezi e njohin.

Fun

25/03/2015 15:17

Pas të gjithave, ishte vetëm 100 vite më parë kur bujqësia në SHBA u transformua nga fuqia e kafshëve tek motorët me djegie. Gjatë 20 viteve të fundit sistemi global i pozicionimit (GPS), senzorët elektronik dhe mjetet e tjera të reja e kanë lëvizur bujqësinë edhe më tej në një botë të mrekullueshme teknologjike.

Përtej sistemeve të sofistikuara të ajrit dhe ujitjes, kabina e një traktori tani përfshin një kompjuter të madh i cili tregon performancën e traktorit, pozicionin dhe karakteristikat operative të makinerive të bashkëngjitura si mbjellësit e farës, transmeton Lajmi.net.

Edhe pse teknologjitë e sotme janë të mahnitshme, ato janë vetëm fillimi. Makineria vetë-vozitëse dhe robotët fluturues në gjendje për të studiuar automatikisht tokën dhe bimën që rritet nën të do të bëhen të zakonshëm në fermat botërore.

Qëllimi përfundimtar i gjithë kësaj teknologjie të lartë është optimizimi i të dyjave, sistemit ekonomik dhe pikëpamjes mjedisore. Përmes makinerive të teknologjisë së lartë do të aplikohet sasi optimale të çdo nevoje për të mbjellë (ujit, plehut, pesticideve, lëndëve djegëse) rendimentet e larta bujqësore.

Senzorët dhe robotët
cow-drone

HTPP është një teknologji e ardhshme precize e bujqësisë në kryqëzimin e gjenetikëve, senzorëve dhe robotëve. Ajo përdoret për të zhvilluar varietete të reja të një mbjellje për të përmirësuar karakteristikat e tilla si përmbajtja e ushqyesve, thatësira dhe toleranca dëmtuese, transmeton Lajmi.net.

HTPP ka shumë sensorë për matjen e karakteristikave të rëndësishme të bimëve, të tilla si lartësia, numri i fletëve, madhësia, forma, këndi, ngjyra, trashësia e kërcellit etj. Këto janë shembuj të tipareve fenotipik – shprehja fizike e asaj që gjendet në kodin gjenetik të bimës.

Shkencëtarët mund t’i krahasojnë këto matje tashmë të njohura si krijues gjenetik për një varietet të veçantë bimor. Kombinimet e senzorëve munden shumë shpejtë të masin tiparet fenotipik për mijëra bimë në mënyrë të rregullt, duke bërë të mundur që mbarështuesit dhe gjenetikët të vendosin se cilat varietete të përfshijnë ose të përjashtojnë analiza të mëtejshme, në mënyrë të jashtëzakonshme duke përshpejtuar kërkimet e mëtejshme për të përmirësuar të mbjellat.

Prodhimi bujqësor ka shkuar aq larg tani dhe në dekadat e kaluara sa që është vështirë të imagjinohet se si do të duket më pas. Por ritmi i shpikjeve teknologjike në bujqësi është vetëm në rritje.

Mos u habisni nëse pas 10 vjetëve ju udhëtoni afër një toke bujqësore dhe shihni një helikopter të vogël duke fluturuar mbi tokë, duke u ndalur që të zbresë në bimë dhe duke përdorur aftësitë robotike do të manipulojë me gjethet e bimës, ku përmes tyre do të lexojë kodin gjenetik të bimës dhe do të marrë të gjitha të dhënat e saj, duke përfshirë sasinë e ujitjes, thatësirës, marrjen e ushqyesve etj.

Helikopteri do të jetë i pajisur me kamera për të kërkuar insektet, dhe pastaj kur t’i përfundon të gjitha detyrat do të ngritet lartë përsëri për të shkuar tek bima tjetër, transmeton Lajmi.net.

Të gjitha këto arritje do të bëjnë që qeniet njerëzore të mbahen larg edhe nga prodhimi i ushqimit.