Dronët e Obamës kanë vrarë disa të pafajshëm?

Familjarët e të vrarëve nga dronët e SHBA-ve, kanë reaguar duke thënë se ata kanë pritur për drejtësi, por asgjë nuk ka ardhur, andaj ata kanë vendosur ta shtrojnë çështjen dhe ta zbardhin atë me anë të medieve.

Bota

12/06/2015 23:52

Faisal bina li al Jaber nga Jemeni, një inxhinier familjarët e të cilit janë vrarë nga dronët amerikan, thotë që kanë pritur drejtësi, ndërsa reagimi i amerikanëve ishin 100 mijë dollarë për familjarët e viktimave, raporton CNN.

Ndërsa ai kërkon vetëm dy gjwra nga shteti amerikan, të vërtetën dhe kërkim faljen.

Ndërsa, më herët këtë vit Obama kishte bërë një fjalim prekës, ku kishte treguar lajmin për vdekjen e amerikanit Warren Weinstein dhe italianit Giovanni Lo Porto, të cilët mbetën të vdekur pas një aksioni kundër-terrorist

“Unë pendohem për atë që ka ndodhur, ndjej keqardhje dhe u shpreh ngushëllime për familjet e tyre. Unë e marrë përgjegjësinë për të gjitha operacionet kundër-terroriste, duke i përfshirë edhe ato që morrin jetën e Warren dhe Giovanni”, kishte thënë Barrack Obama gjatë fjalimit të tij.

Kohëve të fundit në rrjetet sociale, dhe në mediat online janë paraqitur disa persona, duke u identifikuar si familjarë të viktimave nga dronët e SHBA-ve, duke shkruar kështu fjalime prekëse dhe duke kërkuar nga SHBA-të sqarime të mëtutjeshme lidhur me të vërtetën, dhe një kërkim falje ndaj familjarëve.