Drogë në vrimat e këpucëve sportive, në Dubravë parandalohet një mënyrë e pazakontë e kontrabandës

Brenda vrimave të këpucëve sportive. Kështu ka tentuar një person të fusë brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë substancë narkotike.

Lajme

27/11/2021 17:14

Oficerët korrektues janë treguar të kujdesshëm duke kontrolluar deri në detaje personin që tentoi ta bënte këtë veprim, shkruan lajmi.net.

“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike.”, thuhet në raportin e SHKK-së.

Ky është positmi i plotë:

Qendra Korrektuese Dubravë parandalon futjen e kontrabandës

Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë, rreth orës 10:35, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara atletet sportive është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj. /Lajmi.net/