Drogba është nervoz

Frank Lampard ka thënë se Didier Drogba është i “lumtur dhe nervoz” para ribashkimit me Chelsean në Ligën e Kampionëve. Drogba kaloi tetë vjet të suksesshme në Stamford Bridge mes 2004 dhe 2012, dhe do të takohet me ish skuadrën e tij të mërkurën. Akti i tij i fundit si futbollist i Chelseas ishte penalltia…

Sport

24/02/2014 20:00

Frank Lampard ka thënë se Didier Drogba është i “lumtur dhe nervoz” para ribashkimit me Chelsean në Ligën e Kampionëve.

Drogba kaloi tetë vjet të suksesshme në Stamford Bridge mes 2004 dhe 2012, dhe do të takohet me ish skuadrën e tij të mërkurën.

Akti i tij i fundit si futbollist i Chelseas ishte penalltia e konkretizuar që e përfundoi pritjen e gjatë të ekipit për triumfin në Ligën e Kampionëve.

Lampard beson se Drogba do të jetë i gatshëm për rastin e veçantë, dhe do të pritet si hero në Londër. Por, e pranon se ikona e klubit do të ketë emocione të përziera.

“I kam shkruar pas shortit sepse ende jemi në kontakt. Ai ishte i lumtur, por edhe nervorz në fakt, sepse e pranoi se do ta ketë vështirë të luajë këtu në Stamford Bridge. Ai e sheh stadiumin si shtëpi dhe dashuri të tij”, deklaroi Lampard për Chelsea TV.

“I kam thënë se pasi të kthehet dhe të dëgjojë reagimin e tifozëve, do t’i pëlqejë shumë. Vetëm shorti dhe futbolli dinë të sjellin gjëra të tilla”.