Driton Selmanaj kërkon falje publike: Saranda Bogujevci është historia e gjallë e këtij vendi

Zëvendëskryeministri i vendit, Driton Selmanaj, ka kërkuar falje pas deklaratave të tij lidhur me çështjen e të pagjeturve për të cilën kishe shumë reagime madje u kërkua edhe shkarkimi i tij.

Lajme

03/12/2020 21:20

Selmanaj tha se kushdo që është ndjerë i fyer apo i lënduar i kërkon falje publike.

“Kushdo që në njëfarë forme është ndjerë i fyer ose i lënduar nga deformimet, shtrembërimet që më janë bërë fjalëve të mija, i kërkoj falje publike. Për mua Saranda Bogujevci, Besarta Jashari, Gramoz Berisha dhe jo vetëm janë historia e gjallë e këtij vendi, këta janë vetë populli i Kosovës”, tha Selmanaj në Klan Kosova.