Driton Kuka reagon pas medaljes së artë: Çfarë Akili i çmendur

Xhudoja kosovare ka shënuar edhe një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.

Sport

13/07/2019 17:57

Akil Gjakova është ai që ka fituar medalje ari, në Grand Prixin e mbajtur në Budapest, shkruan lajmi.net.

Xhudisti kosovar ishte i pamposhtur në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke fituar në fund vendin e parë që i siguroi medalje ari.

Shumë i kënaqur me këtë sukses është shprehur edhe trajneri i Akilit, Driton Kuka, i cili e ka cilësuar të ‘çmendur’ sportistin e tij.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell postimin e plotë të Driton Toni Kuka, në rrjetin e tij social ‘Facebook’. /Lajmi.net/