Driton Kuka: Nismë e mbarë e vitit Olimpik 2020

Driton Toni Kuka ka reaguar përmes ‘Facebook’, pas suksesit të Nora Gjakovës.

Sport

23/01/2020 18:38

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka arritur të marr një medalje bronzi, në Grand Prixin e mbajtur në Tel Aviv.

Ajo arriti që përmes finales së repesazhit të siguronte këtë medalje, duke mposhtur kundërshtaren portugeze.

Suksesin e Norës, trajneri i saj, Driton Kuka, e cilëson si një nismë të mbarë për vitin 2020, i cili do të jetë vit i Lojërave Olimpike.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell postimin e Toni Kuka në ‘Facebook’, ku mund t’i shihni fjalët e tij. /Lajmi.net/