Driton Kuka i zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës: Nuk e kemi merituar kështu

Trajneri i suksesshëm i xhudos, Driton Kuka është shprehur tejet i zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës.

Sport

20/06/2019 10:44

Këta të fundit dje nuk e votuan Ligjin për Sponsorizime dhe kjo ka ngjallur pakënaqësi sidomos te komuniteti sportiv.

Kuka, nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka reguar i indinjuar me deputet që nuk e përkrahën Ligjin për Sponsorizime, raporton lajmi.net.

Megjithatë, ai shpreson që Kosova të kthehet me medalje në Lojërat Evropiane që mbahen në Minsk këto ditë.

“Sot po nisem në Lojërat Evropiane në Minsk 2019! Ekipi i përgatitur besoj se edhe kësaj radhe do na gëzoj me medalje! Sporti përkundër sukseseve dje në Parlament nuk mori përkrahjen e duhur për tu finalizuar Ligji për Sponsorisim!”, shkruan Kuka në Facebook.

“Se kemi merituar kështu aspak! Ju që se votuat duhet të flisni publikisht arsyet e juaja,nese keni arsye të qëndrueshme ne jemi gati të ulem e ta diskutojmë por …”.

“Leni kauzat politike kur është në pyetje sporti! Kryefjala e shtetësisë së Kosovës është Sporti e dini ju të gjithë kur takoheni me politikanë të huaj me çka lavdëroheni më së shumti!”. /Lajmi.net/