Driton Kuka i gëzohet suksesit të Lorianës në Maroko

Driton Kuka i është gëzuar suksesit të Loriana Kukës në Maroko.

Sport

10/03/2019 18:03

Loriana Kuka fitoi medaljen e argjendtë në Grand Prix Marrakexh në Maroko.

Xhidistja kosovare humbi në finale ndaj gjermanes, Anna Maria Wagner me rezultat të ngushtë, 1 me 0 në poena, shkruan lajmi.net.

Driton Kuka është shprehur tejet i kënaqur me këtë sukses të Lorianës, duke e përgëzuar atë.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të trajnerit kosovar:

Loriana Kuka e argjendtë!

Sot dita e medaljeve të argjendta

Grand Prix Marrakech Maroko

490 Pikë Olimpike

Medalja e argjendtë kësaj radhe dhuratë për babin e saj për ditëlindje!

Bravo Loriana drejt Olimpiadës me hapa të sigurtë. /Lajmi.net/